Sporti

Kosovë-Jordani, “Dardanët” bëjnë thirrje të mbështetet kombëtarja

11/08/2021 10:43
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje në muajin qershor.

Kosova fillimisht do të përballet me Jordaninë me 10 nëntor në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të ndeshjeve miqësore, kurse katër ditë më pas do të përballet me Greqinë në Athinë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Dardanët’ kanë kërkuar përkrahje masive për ndeshjen ndaj Jordanisë, teksa vlen të theksohet se edhe ndaj Greqisë, ata do të jenë prezent në stadium.

Ja njoftimi i ‘Dardanëve’:

“Kosova zhvillon ndeshjen e fundit të vitit në stadiumin “Fadil Vokrri”, si nikoqire e Jordanisë. Ndeshje e karakterit miqësor, por që nuk e zbeh rëndësinë për tifozët dhe vetë kombëtaren. Me shpresën që do të shohim shkëndijat e para të rikëndelljes, ju ftojmë që ta përkrahim ekipin tonë kombëtar sa më masivisht, përkundër rezultateve dhe frymës jo-optimale.
Askund nuk është e shkruar që kombëtarja të mbështetet vetëm në faza ekzaltuese të fitoreve. Përkundrazi, tani më shumë se kurrë duhet t’u qëndrojmë pranë. Edhe në ndeshje miqësore, si kjo e ditës së mërkurë, në ora 18:00, ndaj Jordanisë.
Besa, besë – Kosovë!
#JemiDardanët #JemiKosova”, shkruajnë ‘Dardanët’ në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport.