Lajme

Kosovë – 412 mijë e 523 qytetarë me të dyja dozat e vaksinës

09/18/2021 07:10
nga:M K

12 mijë e 464 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme për raportet respektive me Covid-19 në Kosovë, përcjell GazetaBlic.

Në anën tjetër, 412 mijë e 523 persona i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, kundrejt 1 milion e 129 mijë e 250 dozave të administruara në total.

Megjithatë, ajo çka mbetet shqetësuese është numri i lartë i viktimave. Tash e një kohë këto statistika janë dyshifrore. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 19 të tjerë duke e dërguar në 2878 numrin e personave kosovarë që humbën betejën me virusin me kurorë.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/