50 fishekë janë gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”
Sipas raportit 24-orësh, municioni është konfiskuar ndërkaq i dyshuari është liruar.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE ANP Adem Jashari / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.