Një grua 28-vjeçare është vrarë nga burri i saj kosovar në Gjermani të shtunën mbrëma.
Media gjermane Bild raporton se ajo vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga burri i saj në parking të një marketi në Aachen.
Bild raporton se disa orë pas krimit, 37-vjeçari B.A., bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, u dorëzua në polici.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts ka thënë të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë, duke shtuar se se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. 37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela.


