Oferta e dhënies së kredive për pushimet verore ka filluar nga një numër i madh i bankave në vend.
Të njëjtat po paraqesin oferta të ndryshme për të ‘joshur’ qytetarët t’i marrin ato.
E këto të fundit (qytetarët) shprehen për “Gazeta Blic” se nuk mund t’i përballojnë pushimet pa i’u drejtuar bankave për të holla.
“Tani me ma dhanë kredinë, tani shkoj, po spo japin pensionistëve. Ofertë e mirë është, unë kisha marrë me shku në pushime por s’po mi japin” deklaroi një qytetar .
E një tjetër qytetarë po thotë se mendon me marr kredi për pushime por s’i japin bankat.
“Kredi mendoj me marr por s’më japin” shprehet një tjetër qytetarë për “Gazeta Blic”
Madje disa prej që vijnë edhe nga jashtë po thonë se edhe atje iu drejtohen institucioneve financiare për të mbuluar shpenzimet e pushimeve.
“Tek ne në Londër marrin një lloj ‘lloni” për me mujt me lehtësu veten me të holla për me ardhë në pushim” tha një tjetër qytetare.
Ndërsa eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, tha për “Gazeta Blic” tha se ofertat e bankave për kredi janë të mirseardhura por se kamatat duhet të jenë më të ulta.
Bellaqa apeloi tek qytetarët që kredi të marrin me ndërtu shtëpia, me themelu ndonjë biznes por jo për me shku në deti apo diku tjetër sepse është e mirë lluksi
“Ofertat janë të mirseardhura por kishin me qenë më pozitive nëse kamatat të cilat i lëshojnë kreditë të kishin qenë më të volitshme sepse janë të papërballueshme . Këto oferta janë afatshkurtra dhe kamatat e larta dhe më shumë fitojnë bankat sesa konsumatorët apo qytetarët. Kisha apelu tek bankat që kreditë kosnumuese t’i japin ofertat me kamata shumë më të ulta dhe më afatgjatë në mënyrë që t’i përballojnë qytetarët kreditë. Kisha sygjeru tek qytetarët që kredi të marrin me ndërtu shtëpia, me themelu ndonjë biznes por jo për me shku në deti apo diku tjetër sepse është e mirë lluksi dhe më mirë është përmirësu jetën ekonomike dhe mirëqënien sociale”
“Vetëm tek ne ndodh që banka të fiton prej klientëve. Kisha apelu tek Banka Qëndrore që liçencat të cilat i lëshon për 5 vite t’i monitoronte ti rrespektojnë kriteret ” tha Bellaqa në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) rritja ekonomike në Kosovë është ngadalësuar.
Në ngadalësimin e rritjes ekonomike thuhet se kanë ndikuar largimi i qytetarëve nga vendi, masat ndëshkuese të BE-së dhe tensionet në veri të vendit.
“Ekonomia e Kosovës vazhdon të zgjerohet, por momenti i rritjes është ngadalësuar. Përhapjet negative nga rritja e ulët në partnerët kryesorë tregtarë dhe vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare (p.sh. Gjermania, Zvicra), po rëndojnë aktivitetin. Shtrëngimi i politikës monetare në eurozonë është transmetuar gradualisht në norma më të larta interesi në ekonominë plotësisht të ‘euroizuar’ të Kosovës. Çmimet më të ulëta të energjisë dhe ushqimeve kanë përmirësuar kushtet e tregtisë dhe kanë ndihmuar në uljen e inflacionit.”
“Liberalizimi i fundit i vizave të BE-së mund të ndikojë në fuqinë punëtore dhe të thellojë mungesën e aftësive, duke rezultuar në rritje më të ulët afatmesme. Bazuar në përvojën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndikimi fillestar i liberalizimit të vizave mund të jetë i moderuar. Megjithatë, Kosova tashmë po përballet me dalje të konsiderueshme të emigracionit, të cilat janë një pengesë për rritjen e mundshme. Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të mbahen në fillim të vitit 2025” thuhet në raportin e FMN-së për vitin 2024 raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/