Kosovare Asllani vazhdon të jetë udhëheqëse e dëshmuar tek kombëtarja e femrave të Suedisë.
Asllani do të luajë si titullare e padiskutueshme në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian ndaj Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosovarja do ta mbajë shiritin e kapitenes dhe do të kërkojë golin e radhës me fanellën suedeze, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 18:00.

/GazetaBlic Sport/


