Sporti

Kosovare Asllani shënon në fitoren e madhe të Suedisë

07/30/2021 13:53
nga:Mergim Rreci

Suedia ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Japonisë në Lojëra Olimpike.

Kombëtarja e Suedisë triumfoi me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosovare Asllani shënoi gol në këtë takim nga penalltia, gol ky që u realizua në minutën e 68-të.

Tashmë Suedia është në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me kombëtaren e Australisë.

/GazetaBlic Sport/