Sporti

Kosovare Asllani bëhet femra e parë që merr çmimin ‘Këmba e Artë’

12/22/2022 13:11
nga:E K

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani ka marrë një çmim special.

Çmimi i ndarë nga Principata e Monakos, “Golden Foot” apo Këmba e Artë për femra i ka takuar Kosovare Asllanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Çmimi i njëjtë në kategorinë e meshkujve i ka takuar polakut, Leëandoëski.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në

“Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.

“Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore.

/GazetaBlic Sport/