Kosova do të nis kampanjën e kualifikimeve evropiane të shtunën ndaj Izraelit.
“Dardanët” do të zhvillojnë edhe një stërvitje nesër para udhëtimit në Izrael, shkruan GazetaBlic Sport.
Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.
Ndeshja mes Izraelit e Kosovës luhet të shtunën nga ora 18:00 në kuadër të grupit I.
/GazetaBlic Sport/