Lajme

Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë: 85 viktima javën e fundit!

08/28/2021 22:19
nga:M K

Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë për 1 milion banorë, bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave.

Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit.

Për shkak të shifrave, qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ka ore policore.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshmia e vaksinimit, testi PCR i bërë në 72 orët e fundit, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë.

​8866 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri, 25.797 në Kosovë