Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova renditet e dyta në botë sa i përket numrit të rasteve të reja në 100 mijë banori, dhe në mesin e pesë vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.
“Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë, dhe është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar”, tha në postim Krasniqi.
Sipas Krasniqit e gjithë kjo vjen pas dështimit të Qeverisë për të menaxhuar pandeminë.
“Krejt këtu erdhëm nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Asnjë masë! U soll thuajse nuk ka pandemi. Një dyqan tregtar, Zara, u soll më me përgjegjësi ndaj klientëve të vet duke kërkuar vendosjen e masave, sesa Qeveria ndaj qytetarëve të saj”, tha ndër të tjera ai.
Postimi i plotë: