Sporti

Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Slloveninë

10/08/2025 19:38
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën ka zhvilluar stërvitjen e radhës para përballjes të së premtes kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Sllovenia do të përballen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm.