Sporti

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Gjermaninë

09/11/2023 20:34
nga:E K

Kosova U21 nesër mbrëma do të përballet me Kombëtaren e Gjermanisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Dardanët sot kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në Kampin Nacional në Hajvali.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit kanë bërë përgatitjet e fundit për ti bërë ballë favoritit kryesor në grupin D, Kombëtares së Gjermanisë U21.

Humbja ndaj Polonisë në udhëtim, nuk i ka demotivuar Dardanët që nesër mbrëma të japin maksimumin në “Fadil Vokrri”.

Për faqen zyrtare të FFK-së ka folur para ndeshjes përzgjedhësi Afrim Tovërlani.

“Duhet të presim shumë luftë shumë angazhim, pak fat, më e mira do të ishte të mos pësojmë, por Gjermania është favorit dhe ajo që na takon neve është të bëjmë më të mirën dhe të kemi angazhim maksimal. Shkaku i gabimeve që kishim në udhëtim, do të ketë ndryshime në formacion dhe mungesa e Lindon Emërllahut dhe Elvis Letaj u vërejt edhe në Poloni. Kosova nuk e ka komoditetin që të zëvendësoj dy futbollist për një kohë të shkurt sepse potenciali ynë nuk është si i Gjermanisë apo shteteve tjera. Gjasat para ndeshjes gjithmonë janë 50/50 do të tentojmë të i dëmtojmë dhe t’i dënojmë, do t’ia lëmë lojës dhe do të shohim në fund të ndeshjes”, tha Tovërlani para ndeshjes.

Tovërlani ka ftuar tifozët Dardan që të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur futbollistët disa prej të cilëve sipas tij shumë shpejt do të i bashkohen Kosovës A.