Sporti

Kosova U21 triumfon ndaj Izraelit në “Zahir Pajaziti”

11/21/2023 14:58
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Izraelit U21.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Bleron Krasniqi realizoi dy gola, kurse Veton Tusha, një tjetër në fitoren e “Dardanëve”. Në anën tjetër, Nachamani realizoi golin e vetëm.

Kosova U21 ngjitet në vendin e tretë me 8 pikë, kurse Izraeli mbetet në vendin e fundit pa asnjê pikë.

/GazetaBlic Sport/