Kombëtarja e Kosovës U21 do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
“Dardanët” synojnë të rikthehen tek rezultatet pozitive në ndeshjen ndaj kuqezinjëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Shqipëria është në vendin e tretë me 9 pikë, kurse Kosova në vendin e parafundit me vetëm tre pikë.

Kuqzinjtë kanë shënuar 7 dhe kanë pranuar po aq gola, kurse “Dardanët” kanë pranur 6 gola dhe kanë shënuar vetëm 2.
Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00
/GazetaBlic Sport/


