Pas suksesit bindës 3-0 kundër San Marinos javën e kaluar, përfaqësuesja U21 e Kosovës kërkon pikët e plota edhe në përballjen e sotme në shtëpi, ku do të përballet me Qipron U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
Kosovë U21 – Qipro U21 zhvillohet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton GazetaBlic Sport.
Takimi i sotëm me Qipron do të jetë i parafundit për Kosovën në këto kualifikime për Evropianin U21, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027.
Përfaqësuesja U21 e Kosovës do ta mbyllë këtë rrugëtim më 6 tetor, me një tjetër ndeshje në shtëpi, kundër Finlandës U21.
Me 11 pikë, Kosova U21 mban aktualisht vendin e katërt në grup dhe nuk ka më mundësi të sigurojë kualifikimin në Evropianin U21. Në krye të renditjes është Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.
/GazetaBlic Sport/


