Sporti

Kosova U21 shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’, fiton me spektakël ndaj Estonisë

06/20/2023 21:54
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Estonisë.

‘Dardanët’ kanë shkëlqyer në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 0, me Llugiqin që shënoi në pjesën e parë, kurse Hoti i vendosi shifrat përfunditmare me golin e tij në minutën e 70-të.

Kësisoji, Kosova e fillon mbarë këtë cikël kualifikues, duke arkëtuar tre pikët e para.

/GazetaBlic Sport/