Sporti

Kosova U21 rivalizon sonte Anglinë, synohet rezultati pozitiv

09/07/2021 09:50
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 e zhvillon sot një ndeshje shumë të rëndësishme. 

“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Anglisë, përcjell GazetaBlic Sport. 

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21.

Në Grupin G të kualifikimeve së bashku me këto kombëtare bëjnë pjesë edhe Çekia, Sllovenia, Shqipëria dhe Andorra.

Momentalisht, Kosova U21 renditet në pozitën e dytë me 3 pikë, kurse Anglia nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e para.