Sporti

Kosova U21 publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Gjermaninë

03/16/2024 12:49
nga:E K

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanët, të dielën, udhëtojnë për në Chemnitz, atje ku më 22 mars do të përballen me Gjermaninë, duke nisur nga ora 18:00.

Kosova U21 ndodhet në Grupin D, bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin. Dardanët deri tani kanë grumbulluar 8 pikë dhe ndodhën në pozitën e 4-t.