Sporti

Kosova U21 përballet sot me Anglinë U21, hyrja në stadium është falas

06/10/2022 11:15
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 do të luajë sot ndeshjen ndaj Anglisë U21.

“Dardanët” kanë para vetes një kundërshtar shumë të vështirë, por që do të synohet një paraqitje sa më pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e Albert Bunjakit futen në këtë takim pas fitores së madhe në udhëtim te Andorra me rezultat 0-3.

“Tre Luanët” janë në vendin e parë me 22 pikë, kurse Kosova renditet në pozitën e katërt, me 11 pikë.

Ky takim zhvillohet në ora 20:00 dhe hyrja në stadium është falas.

/GazetaBlic Sport/