Djelmoshat e Kosovës U21 zbresin sot në fushë.
“Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e parë në muajin qershor, atje ku do të përballen me kombëtaren e Andorës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim do të zhvillohet në Estadi Nacional me fillim nga ora 18:00.
Kosova pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup ka grumbulluara tetë pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, ku me një fitore eventuale kalojnë në të tretin.



