Sporti

Kosova U21 nesër zhvillon ndeshjen miqësore me Dritën

09/01/2021 14:38
nga:Lorik J

Të enjtjen (nesër) Kosova U21 do të zhvillojë ndeshje testuese ndaj Dritës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.