Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 sot ka mësuar kundërshtarët në para-kualifikimet e Kampionatit Europian që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi.
Kosova gjendet në Gurpin A dhe ka kundërshtarë të fortë, duke nisur nga Spanja.
Përveç Spanjës, në grup ekipi “dardan” ka edhe shtetin e Rumanisë.
Tri kombëtaret më të “lehta” në letër janë: Qipro, Finlanda dhe San Marino.
Kujtojmë që Kampionati Europian U21 në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.