Kombëtarja e Kosovës U21 do ta ketë sot një test shumë të vështirë në kuadër të kualifikimeve, në Grupin G.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Çekisë, kombëtare kjo që po kalon në formë shumë të mirë brenda grupit, shkruan GazetaBlic Sport.
Çekët kanë shënuar dy fitore nga dy ndeshjet e para në grup, ndërsa nuk kanë pranuar gol dhe kanë goldallim prej 5-0.
Në anën tjetër të përzgjedhurit e Michael Nees janë me një humbje e një fitore pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
“Shpresat” e Kosovës kanë mposhtur Andorrën U21 në Prishtinë 2-0 në qershor, ndërsa janë mposhtur nga Anglia U21 në shtator 2-0.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në ora 19:00.
/GazetaBlic Sport/


