Sporti

Kosova U21 ka zhvilluar stërvitjen e radhës para duelit me Anglinë

09/01/2021 22:21
nga:Mergim Rreci

Më 7 shtator përballen Anglia dhe Kosova.

Dardanët e rinj sot kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë.

Për dallim nga ditët e para të grumbullimit, me ç’rast kishte disa mungesa, sot ekipi ishte i kompletuar me gjithsej 23 futbollistë.

Të përzgjedhurit e Michael Nees do të mbajnë edhe 3 stërvitje tjera në Prishtinë para udhëtimit në Angli.

Futbollistët u shprehen të kënaqur me përgatitjet dhe optimistë për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 7 shtator kundër Anglisë në Milton Keynes, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.