Sporti

Kosova U21 – Izrael U21, formacionet zyrtare

11/21/2023 12:10
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 13:00.

‘Dardanët’ do të përballen me Kombëtaren e Izraelit U21 dhe për shkaqe sigurie kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Dueli Kosovë – Izrael i takon Grupit D të kualifikimit për “Euro 2025”. Aktualisht Kosova U21 ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Kosova U21 është e katërta në grup me pesë pikë nga pesë ndeshje. Izraeli ka dy ndeshje të luajtura pa pikë dhe është në vendin e fundit.

/GazetaBlic Sport/