Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës U21 dhe Andorës U21.
Të rinjtë kosovar arritën fitore me rezultat të thellë 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova mbylli pjesën e parë me rezultat 0-1 me golin e Veliut nga pika e bardhë në minutën e 11’të.
Golin e dytë për Kosovën e shënoi, Leard Sadriu.
Sadriu gjeti golin në minutën e 52’të të takimit pas asistimit të Ilir Krasniqit.
Pas vetëm 2 minutave për të trefishuar epërsinë u përkujdes Kreshnik Krasniqi.
Pas kësaj fitore, Kosova shkon në kuotën e 11 pikëve pas 8 takimeve të zhvilluara.
/GazetaBlic Sport/


