Sporti

Kosova U21 del e pamposhtur nga ndeshja me Slloveninë, një tjetër ndeshje pozitive

03/29/2022 17:53
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar përsëri në duel me Slloveninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Pas ndeshjes së parë që përfundoi me rezultat 0 me 0, edhe ndeshja e dytë e pati epilogun përfundimtar të njëjtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e djelmoshave tanë, që në disa raste edhe rrezikuan portën kundërshtare.

Pas këtij barazimi Kosova mbetet në pozitën e pestë në Grupin G, me 8 pikë, derisa Sllovenia është në pozitën e tretë me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport/