Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21.
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro U21 u mbyllë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por asnjë nga kombëtaret nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.
Me këtë barazim Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e 5’të, kurse Sllovenia me dy pikë me shumë renditet e 3’ta në grupin G.
/GazetaBlic Sport/


