Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës në Eurobasket U20-B.
Rezultati pas 20 minutave lojë është 40-38, në të mirë të kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Dardanët’ po tregojnë një paraqitje shumë të mirë deri më tash, duke synuar fitoren dhe kualifikimin për në gjysmëfinale.
Gjithçka do të vendoset në dy çerekët e tjerë pasues, me fituesin e kësaj ndeshje që do të përballet me Letoninë U20, në fazën tjetër.
/GazetaBlic Sport/


