Sporti

Kosova u19 nuk ia del, mposhtet thellë nga Austria në “Fadil Vokrri”

11/13/2024 16:52
nga:Lorik J

Kosova U19 ka pësuar humbje 0:4 nga Austria U19 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ishin dy golat e Paul Verhounigut në minutat 9’ dhe 65’, ai i Leon Grgic në të 73-tën, dhe i Oghenetejiri Adejenughures në të 80-tën, që përcaktuan qartë fituesin.

Me këtë humbje, Kosova U19 zë vendin e fundit në grupin 10, por kjo është tek xhiroja e parë që po zhvillohet në këto kualifikime.