Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U19 dhe Sllovakisë U19.
‘Dardanët’ janë në disavantazh pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas pjesës së parë është 0 me 1, me sllovakët që realizuan në minutën e 21-të.
Tadeas Hajovsky realizoi golin e vetëm, kurse Kosova tentoi disa herë, por pa rezultatin e duhur.
/GazetaBlic Sport/


