Sporti

Kosova U19 fiton ndaj Turqisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian

03/30/2026 17:01
nga:L J

Kosova U19 ka fituar ndaj Turqisë U19 në kualifikimet për Kampionatin Europian.

“Dardanët” triumfuan në këtë duel me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti realizuan golat për Kosovën U19, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Turqia reagoi në pjesën e dytë, pasi gjeti golin me Demirbag, por Kosova në fund vulosi fitoren me golin e Gabrica.

Kosova tani ndodhet në vendin e parë me 7 pikë pas tri ndeshjeve, dy më shumë se Armenia e vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport