Trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi u shpreh i mërzitur me mos kualifikimin tutje në ‘Elite Round’, por njëkohësisht ishte tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve.
Kosova fitoi ndaj kampionit të Europës, Spanjës dhe sot ndaj Ishujve Faroe, por humbi nga Austria, gjë që ndikoi në fund edhe në renditjen tabelare.
Pas ndeshjes, Maliqi foli për ‘GazetaBlic Sport’, ku tha se fitorja ndaj Spanjës ishte ndeshja e shekullit, teksa tha se këtë eliminim duhet ta marrin si mësim.
“Duhet t’i falënderojë djemtë për paraqitjet. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë, djemtë e kanë pas vështirë në ndeshjen e parë – sepse përgatitja s’ka qenë e nivelit të duhur me veç një stërvitje. Loja e dytë ishte ndeshja e shekullit dhe ndeshja më e madhe e futbollit tonë, djemtë e kanë tregu se çfarë aftësi kanë dhe kemi ne si shqiptarë. Unë jam shumë krenar edhe me sot, djemtë duruan, krijuam raste, shënuam dy gola dhe jam tepër krenar me ta”, tha ndër të tjerash Maliqi.
Ja intervista e tij e plotë: