Sporti

Kosova U19 e fillon sot misionin në ‘Elite Round’, Austria është kundërshtari i parë

03/20/2024 13:36
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës U19 nga 18 marsi është duke qëndruar në Slloveni, atje ku deri më 26 mars do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë do të jetë në ditën e sotme, me djelmoshat e Kosovës U19 që do të përballen me kundërshtarët e tyre nga Austria, duke filluar nga ora 16:00.

Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.

/GazetaBlic Sport/