Sporti

Kosova U19 e fillon sot fazën kualifikuese, ky është formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Norvegjisë

10/06/2021 11:50
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës U19 e fillon sot fazën e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022.

Në ndeshjen e parë kualifikuese Kosova U19 do të përballet me Norvegjinë, atje ku pritet të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja ndaj Norvegjisë zhvillohet sot në ora 13:00 dhe tashmë është mësuar formacioni zyrtar i “Dardanëve”.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka vendosur që të luajë me sistemin 3-5-2 për këtë takim.

/GazetaBlic Sport/