Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen ndaj Holandës U17 dhe Bjellorusisë U17.
Takimet do të zhvillohen më 25 dhe 28 mars në Turqi, ndërsa ekipi do të grumbullohet më 22 mars në Kampin Nacional të FFK-së.
Udhëtimi drejt Turqisë është planifikuar për më 24 mars. Dardanët e rinj synojnë të tregojnë formë të mirë dhe të marrin rezultate pozitive në këto sfida që vlejnë për kualifikimet europiane.


