Sporti

Kosova U17 mposht Ishujt Faroe, kualifikohet në fazën tjetër

10/12/2021 18:10
nga:E K

Kosova U17 ka arritur një fitore të madhe ndaj Ishujve Faroe.

Dardanët kanë mposhtur Ishujt Faroe me rezultat minimal 1-0 për të kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Arjol Bllacës në minutën e 59’të doli vendimtar për Kosovën.

Kosova mbylli grupin në vendin e dytë me 6 pikë në grupin e 9’të pas Sllovenisë e cila u pozicionua e para.

/GazetaBlic Sport/