Sporti

Kosova U17 do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

09/05/2023 19:00
nga:G C

Përfaqësuesja e Kosovës U17 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut U17, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evripian që zhvillohen në muajin nëntor.

Përballja e parë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:00, derisa miqësorja e dytë më 8 shtator, në të njëjtin stadium, në orën 11:00.

Këto dy miqësore përzgjedhësit Arbnor Morina dhe stafit të tij do t’i shërbejnë për ta parë formën e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e nëntorit.

Kosova bën pjesë në Grupin e 9-të, ku janë të përfshira edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.