Sporti

Kosova U16 ‘shkatërron’ Gjibraltarin, fitore me 67 pikë diferencë

07/21/2023 22:12
nga:Mergim Rreci

Kosova e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë. Dardanët e rinj edhe në sfidën e dytë ishin dominues, ku kësaj radhe kanë mundur Gjibraltarin me shifrat 56:123.

I jashtëzakonshëm në këtë përballje ishte Lis Binishi me 43 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, si dhe katër topa të vjedhur, ndërsa Anes Krasniqi shtoi 23 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën U16, pas asaj ndaj Maltës, ndërsa sfidën e fundit në grupe e ka ndaj Andorrës, të hënën mbrëma.

Gjatë ditës së tretë, Andorra mundi Maltën 98:57, Azerbajxhani mposhti Armeninë 92:58 dhe Qipro shënoi fitore kundër Shqipërisë 110:51.