Me 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u mbajt ceremonia hapjes së ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”, e në të cilën Kosova është nikoqire e këtij ushtrimi, raporton Gazeta Blic.
Por, vetëm disa ditë më pak, Kosova u përjashtua nga ky ushtrim, në të cilin do të merrnin pjesë 1365 ushtarë të FSK-së.
Kjo për shkak të situatës së krijuar në veri.
Pavarësisht se ushtrimi i planifikuar në Gjakovë nuk do të mbahej, bilbordi “Deefender 2023’, i cili ishte vendosur në ndërtesën e Qeverisë ditën e ceremonisë, nuk u hoq.
Aty ai qëndroi deri më sot (13 qershor).
Në pamjet që ju sjell Gazeta Blic, shihen disa persona që e largojnë atë nga Qeveria./Gazeta Blic/


