Sporti

Kosova U-17 zhvillon edhe ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë, ky është rezultati i ndeshjes

04/16/2021 13:22
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës U17 ka barazuar pa gola edhe në miqësoren e dytë me Kombëtaren e Bullgarisë të kësaj grupmoshe.

Ashtu sikurse në ndeshjen e dy ditëve më parë, edhe kësaj radhe djelmoshat e rinj dardanë barazuan me shifrat 0 me 0, transmeton GazetaBlic.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me disa raste shënimi në të dyja anët. Ndërkaq, në pjesën e dytë ishte ekipi bullgar që ishte në kërkim të golit, kjo falë epërsisë numerike në fushë, ngase Arjol Bllaca u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: Drin Bajraktari, Bleron Hashani, Alpi Shahini, Igball Jashari, Armos Merlaku, Erion Kajtazi, Erion Mala, Amar Shala, Erald Ajeti, Aridon Racaj, Arjol Bllaca.

U inkuadruan edhe: Altin Gjokaj, Argjend Kadriu, Diard Berila, Leon Rashica, Elmedin Rama, Edvin Hodolli, Rrezon Gashi, Pëllumb Gllogu, Art Miftari.

/GazetaBlic/