Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Turqinë, në një ndeshje historike.
Duke filluar nga ora 20:45, ‘Dardanët’ synojnë vetëm fitoren e madhe, në një ndeshje me vlerë të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror, siç është Kupa e Botës.
Të dy skuadrat kanë formë të mirë në 5 ndeshjet e fundit, duke mos e pësuar asnjë humbje. Turqia ka katër fitore dhe një bazim, kurse Kosova ka tri fitore dhe dy barazime.


/GazetaBlic Sport/


