Sporti

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit në Hajvali para udhëtimit në Zvicrës

11/16/2023 11:08
nga:E K

Kosova të shtunën do të ketë përballë Zvicrën në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionat Evropian.

Dardanët” sot do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në Kosovë, para se të nisen drejt Baselit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e Kosovës do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali duke filluar nga ora 11:00.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I. Katër skuadra mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Kosova i bërë një nderë të madh Zvicrës e Rumanisë, duke e mposhtur Izraelin, por, “Helvetikët” nuk e shfrytëzuan dhe u ndalën në një barazim 1:1 nga skuadra aziatike.

Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë. Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.