Sporti

Kosova sot ndaj Greqisë përmbyllë kampanjën e kualifikimeve në Kupën e Botës

11/14/2021 09:13
nga:E K

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

‘Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha kanë mbërritur dje në Athinë për ndeshjen që luhet sot nga ora 20:45.

Kosova ka mbledhur vetëm katër pikë nga shtatë ndeshjet e para dhe renditet e fundit, ndërsa Greqia në vendin e tretë me nëntë pikë.

/GazetaBlic Sport/