Sporti

Kosova sonte synon të rikthehet tek fitorja, luajmë ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

09/27/2022 08:41
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të grupit të Ligës së Kombeve.

Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Është raportuar se janë shituar mbi 7 mijë bileta për këtë sfidë.

Në dyshim për të luajtur sonte janë Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares dhe Aro Muric, portieri ynë.

Kosova në këtë duel synon vetëm tre pikët, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte “dështim”, pas dështimit ndaj Irlandës së Veriut në fundjavën e kaluar.

/GazetaBlic Sport