Kosova sonte e nis ciklin e saj në Ligën B të Ligës së Kombeve, teksa përballë do të ketë Republikën e Irlandës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Dueli mund të ndiqet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
Në prag të përballjes, përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollisti Leon Avdullahu u shprehën optimistë, duke kërkuar nga skuadra paraqitje të mirë dhe rezultat pozitiv, me synim fitoren.
Në anën tjetër, nga kampi irlandez është përcjellë qasje më e kujdesshme, me mysafirët që kanë bërë të ditur se do të ishin të kënaqur edhe me një rezultat barazimi.
/GazetaBlic Sport


