Sporti

Kosova siguron fitore në Andorrë, shënon 3 gola në transfertë

10/12/2023 22:43
nga:Mergim Rreci

Kosova e ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian për “EURO 2024”.

“Dardanët” fituan lehtësisht si mysafire e Andorrës, me rezultat 3-0.

Milot Rashica me dy gola dhe një nga Altin Zeqiri i sollën fitoren Kosovës.

Me këtë fitore Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve në Grupin I dhe renditet në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Andorra është e fundit me 2 pikë