Sporti

Kosova shpërblen më së shumti medalistët olimpik, ja sa marrin garuesit tjerë olimpik në Ballkan

07/25/2021 12:20
nga:E K

Distria Krasniqi dje ia dhuroi Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.

Distria mposhti në finale japonezen, Tonaki Funa, me waz-ari duke siguruar kështu medaljen e parë olimpike personale dhe të dytën për Kosovën pas asaj të

Majlinda Kelmendit në Rio 2016, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ka shpërblim të mirë për medalistët olimpik.

Me këtë medalje olimpike, Distria do të fitoj 100 mijë euro si shpërblim nga shteti i Kosovës.

Mediat kroate raportojnë se Kosova është vendi që i shpërblen më së miri medalistët olimpik.

Një medalist olimpik kroat merr 27.650 euro, kurse ai serb 70 mijë, kurse medalisti slloven 40 mijë dhe ai malazez 35 mijë.

Sipas këtij mediumit “Vecernj List”, Kosova është më së miri me shpërblime, duke lënë pas Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe të gjitha shtetet që dolën nga shpërbërja e ish Jugosllavisë.

/GazetaBlic Sport/