Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024.
Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është eksportuar energji elektrike.
Vitin e kaluar, vlera e eksportit të energjisë elektrike që është eksportuar ka shkuar në 150 milionë euro. Në 2023-ën, kjo vlerë ishte 20 milionë, teksa në 2022-ën 63 milionë euro.
Pas energjisë, produktet që ka shitur më së shumti Kosova këto vite, janë ato plastike. Vjet, vlera e këtyre produkteve të eksportuara ishte 51 milionë euro.
Pijet freskuese renditen tek treshja e produkteve më të eksportuara, ku në vitin 2024, eksporti i tyre ka qenë 47 milionë euro.